Këto janë vendimet e Qeverisë nga seanca e 122-të

Qeveria sot zhvilloi seancën e 122-të në të cilën mori vendim që mjekët amë të shpërblehen me nga 30 denarë për një pacientë të vaksinuar, nëse arrijnë dhe tejkalojnë 70% të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientë të regjistruar tek ata, përcjell SHENJA.

Në këtë seancë Qeveria gjithashtu vendosi të mbështesë prodhuesit e mollës, orizit dhe rrushit për shkak të dëmeve të shkaktuara nga pandemia.

Reklame

Në mesin e vendimeve të miratuara, është edhe mbështetja e projekteve infrastrukturore të komunitetit tom, me 14.6 milionë denarë në Kriva Pallankë, Kavadarci, Prilep, Koçani, Dellçevë dhe Shuto Orizare.

Vllado Buçkovskit i vazhdohet mandate për të qenë përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Republikën e Bullgarisë, mandate i cili skadonte nesër. /SHENJA