Këto shtete futen në “Listën e Zezë” të Zvicrës, nga 2 gushti

Qeveria federale ka publikuar sot një listë të re e cila tregon se cilat shtete konsiderohen vende me rrezik për Zvicrën. Me këtë rast bëhet e ditur se nuk preket asnjë nga vendet e zonës Shengen, njofton albinfo.ch.

Por vende si destinacioni i njohur i pushimeve për zviceranët, Turqia, nga ana tjetër, do të shpallet vend me rrezik ashtu si dhe Rusi, Brazili dhe Britania e Madhe.

Reklame

Me pak përjashtime, vendet jashtë Evropës preken pothuajse të gjitha.

Në vazhdim, lista e plotë, e nxjerrë nga faqja e internetit e platformës federale të publikimit. Pra, në listën e rrezikut do të jenë të gjitha shtetet dhe rajonet jashtë zonës Shengen, me përjashtim të shteteve si:

Shqipëria, Andorra, Armenia,Azerbajxhani
Australia, Bosnia dhe Hercegovina,Brunei Darussalam, Bullgaria,Selia e Shenjtë
Hong Kongu, Irlanda, Izraeli, Japonia Jordani,Kanadaja,Katari, Korea (Jugu)
Kosova, Kroacia, Libani, Makau, Moldavia
Monako, Mali i Zi, Zelanda e Re, Maqedonia e Veriut, Rumania, San Marino, Arabia Saudite, Serbia, Singapori, Tajvani
Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Qipro

P.S. Në publikimin që mund të shkarkohet në platformën e BAG deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ndodhet vetëm lista e vendeve jashtë zonës së Shengenit, të cilat NUK konsiderohen si vedne me rrezik.

Nga kjo kuptohet se të gjitha vendet që nuk janë në këtë listë, përfshirë edhe Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Brazilin, që përmenden aty, konsiderohen si vende me rrezik.

Hollësitë tjera albinfo.ch do t`i ketë dhe do t`i publikojë, më së largu, më 1 gusht.