KF Shkëndija demanton zërat për ndryshime në stafin teknik

Advertisment

KF Shkëndija ndjehet e thirur të reagojë përmes kësaj komunikate për të demantuar shkrimet në media të caktuara në lidhje me klubin tonë.

Duke qenë në prag të një ndeshje të rëndësishme si përballja e të enjtes me Botośanin e Rumanisë në raundin e dytë të eliminatoreve të UEFA Europa League, është skajshmërisht e papranueshme që me të pavërteta të synohet destabilizimi i skuadrës dhe stafit teknik vetëm disa ditë nga përballja europiane.

Reklame

Të gjithë në KF Shkëndija momentalisht gjithë vëmendjen e kemi drejtuar për të qenë sa më të gatshëm e karikuar në kërkim të suksesit të rradhës në Kupat e Europës dhe në kampionat dhe në këtë synim presim të kemi mbështetjen e tifozëve, opinionit, por njëkohësisht edhe media të caktuara të jenë ferr dhe korekte në publikimin e lajmeve që kanë të bëjnë me klubin tonë.