KF Shkëndija largon katër futbollistë

Në Maqedoni është ndërprerë sezoni futbollistik, me federatën që ka vendosur që asnjë skuadre të mos i jepet titulli

Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, dhe fillimisht ka vendosur të ndajë rrugët me katër futbollistë, në mesin e tyre edhe ish reprezentuesi i Kosovës, Ardin Dallku.

Reklame

Njoftimi i skuadrës së KF Shkëndijës:

Me ndërprerjen e sezonit garues 2019/2020, Shkëndija nis planet për sezonin e ardhshëm. Katër lojtarë largohen nga Shkëndija. Fazli, Dallku, Radeski dhe Çeshmexhiev nuk janë më kuqezi.
KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë. Me marrëveshje të dyanshme ndahen rrugët me sulmuesin Samir Fazli, anësorin Marjan Radeski dhe mbrojtësit Ardin Dallku dhe Kostandin Çeshmexhiev.

KF Shkëndija falënderon futbollistët e lartëpërmendur për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke ju uruar gjithë të mirat për të ardhmen.