KF Shkëndija prezantoi portugezin Aldair

Advertisment

Skuadra e Shkëndijës bëri goditjen e radhës në merkaton e janarit. Pas firmosjes së kontratës me Valon Ahmedin, sot prezantoi portugezin Aldair Sapalo Amaro Neto, më të cilin firmosi kontratën 6 mujore, me opsion që ajo të vazhdohet për dy vite të tjera. Aldair Neto ishte pjesë e kampit të organizuar nga KF Shkëndija, në dhjetor të vitit të kaluar, menjëherë pas përfundimit të gjysmësezonit vjeshtor.

Nga 29 futbollistë të grumbulluar, Neto bëri diferencën dhe si rezultat i paraqitjes u përzgjodh nga klubi për tu bashkuar me skuadrën tetovare. Sulmuesi 25 vjeçar vjen nga kampionati i Uellsit, ku u paraqit me skuadrën e “Bangor Sitit”. Ndryshe Aldair Neto bëhet angazhimi i tretë i janarit te Shkëndija, pas Ardin Dallkut dhe Valon Ahmedit.