KF Shkëndija, të gjithë negativ në testin e ‘COVID 19’

Advertisment

Shkëndija i ka dhënë fund qëndrimit një javorë në Mavrovë dhe pas një dite të lirë futbollistët nga e marta kanë vazhduar seancat stërvitore në Tetovë.

Në ndërkohë duke ndjekur rekomendimet e protokollit shëndetësorë të FFM-së për zhvillim të stërvitjeve dhe ndeshjeve, komplet skuadra kuqezi, stafi teknik dhe të punësuarit në klub u janë nënshtruar testeve për COVID-19. Rezultatet janë negative, kështu që ekipi me formacion të plotë mund të vijojë aktivitetet e parapara për periudhën që pason.