Khabib poston fotot e këmbës së thyer, 2 javë para duelit me Gaethje

Advertisment

Janë publikuar detaje të reja të duelit të fundit të Khabib Nurmagomedov në UFC, ku fitoi përballë Justin Gaethje.

Lu ftëtari nga Dagestani, i cili njoftoi tërheqjen pas fitores me Gaethje, që ishte e 29-ta radhazi në karrierë.
Khabib e detyroi rivalin e tij amerikan të tërhiqej në raundit e dytë në UFC 254.

Reklame

Në konferencën për shtyp pas meçit, Dana White konfirmoi se lu ftëtari i njohur kishte lu ftuar me disa fraktura në këmbën e tij të majtë.

“Ne ishim me fat që e pamë atë duke lu ftuar sonte. Khabib është në spital, ai pati frakturë në këmbë tri javë më parë. Khabib theu dy gishta dhe një kockë në këmbë, por ai nuk i tregoi askujt. Ai është një nga njerëzit më të fortë në planet dhe lu ftëtari më i mirë në botë”, kishte thënë White pas meçit.

Vetë Khabib ka treguar fotot e lëndimeve që i kishte përmes llogarisë së tij në Instagram.

Lu ftëtari nga Dagestani ngarkoi një foto të një radiografie të 7 tetorit të kaluar në të cilën shihet një frakturë në njërin nga gishtat e këmbës dhe, menjëherë më pas, ngarkoi një foto tjetër në të cilën ai gisht ishte e mavijosur.

Një gjest që i jep edhe më shumë vlerë fitores së fundit të Khabib Nurmagomedov në duelin e tij të fundit si profesionist. /Telegrafi/