KHABIB provokon: Këtë verë gati edhe për një meç tjetër (FOTO)

37

Khabib Nurmagomedovi e ka vënë në lojë publikun, duke deklaruar se ai mund të jetë gati edhe për një meç tjetër, këtë verë.

Por, ky meç nuk do të jetë brenda në kafazin tetëkëndësh. Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas vendosi që ai ta dënonte rusin me nëntë muaj pezullim dhe 450 mijë euro gjobë, pas përleshjes që shkaktoi në fund të meçit me Conor McGregorin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Khabibi ka zbuluar se Federata e Boksit të Rusisë ia ka bërë atij një ofertë për ta zhvilluar një meç në Moskë këtë verë, në stadiumin Luzhniki.

 

“Federata e Boksit të Rusisë erdhi me një propozim. Verës, Luzhniki. Si mendoni, miq, a kam nevojë për këtë sfidë apo jo?”, shkruan Khabibi në Instagram.