“Khabib rikthehet në kafaz vetëm për duelin me…”

Menaxheri i kampionit rus të arteve marciale mikse Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, ka hedhur poshtë idenë se do të kemi një revansh mes Khabib dhe Conor McGregor në të ardhmen. Ai pranon se një duel i tillë do të ishte i rëndësishëm në termat financiarë, por problemi më i madh është vetë kampioni rus, që nuk dëshiron më të duelojë ndaj irlandezit në kafaz.

Khabib deklaroi tërheqjen nga kafazi pas triumfit nr.29 në karrierën e tij (asnjë humbje), por ai mund të rikthehet për një duel të fundit, ndaj një legjende, si Georges St-Pierre. Këtë gjë e pranon edhe Ali Abdelaziz:

Reklame

“Në rastin e Khabib nuk bëhet fjalë për para, pasi ai ka shumë, por bëhet fjalë për lavdi. Ndaj, nuk do të kemi një sfidë ndaj Conor, ndërsa ndryshon kur bëhet fjalë për St-Pierre.

Edhe kjo sfidë ndaj kanadezit do të gjeneronte shumë të ardhura dhe bëhet fjalë për një sfidë legjendash. Në presim vendimin e Georges, që mund të bëjë Khabib të ndryshojë mendje”.