Khabibi u pensionua nga UFC, mirëpo kushëriri i tij Usman Nurmagomedov është edhe më i frikshëm

Advertisment

Pas fitore ndaj Justin Gaethje në UFC 245, Khabib Nurmagomedov njoftoi se po pensionohet nga MMA me rekordin 29 fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje. Ylli dagestanez e përfundoi karrierën para kohe, shkaku i premtimit që i kishte dhënë babait të tij tashmë të ndier se nuk do të luftonte më pas kësaj ndeshjeje.

Por, Khabib mund të jetë krenar që ka lënë një pasardhës në sportin e arteve marciale të përziera, me Usman Nurmagomedov që cilësohet si një makineri në këtë sport. Luftëtari 23-vjeçar ka zhvilluar deri më tani 11 përballje dhe të gjitha i ka fitore, me dhjetë prej tyre që kanë përfunduar me nokaut.

Reklame

Usman ka trajnerin e menaxherin e njëjtë si të Khabibit, Javier Mendez e Ali Abdelaziz, duke vazhduar ende i pamposhtur. I riu në MMA tani do të ketë mbështetjen edhe të 31-vjeçarit që me gjasë do të mbështesë atë në çdo hap të karrierës së tij. Usman është aktualisht kampion në peshat e mesme të lehta, derisa ishte i pranishëm mbrëmë në triumfin e Khabibit ndaj Gaethjes.