Kiameti financiar: Lord Kingu paralajmëron krizë shkatërrimtare financiare

34

Bota po ecën pa ditur drejt një krize të re ekonomike e financiare që do të kishte pasoja shkatërruese për sistemin tregtar demokratik, sipas ish guvernatorit të Bankës së Anglisë, Mervyn Kingut.

Lord Kingu, që ishte në krye të Threadneedle Street gjatë kohës sa sistemi bankiar global ishte afër vdekjes para një dekade, tha se rezistenca të mënyre të re të të menduarit nënkuptonte përsëritjen e kaosit të viteve 2008-09, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Duke dhënë një ligjëratë në Washington në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar [FMN], King tha që nuk kishte pasur një kontestim fondamental të ideve që çuan në krizën e një dekade më parë.

“Një tjetër krizë ekonomike e financiare do të ishte shkatërrimtare për legjitimitetin e sistemit tregtar demokratik,” tha ai.

Ai më tej shtoi se ShBA-të do të vuanin nga një “kiamet [armagedon] financiar” nëse banka qendrore e saj – Rezerva Federale – nuk do të kishte fuqinë e nevojshme për të luftuar një episod tjetër të ngjashëm.

Ish guvernatori deklaroi se kurrë klima politike dhe ekonomike nuk kishte qenë më frikësuese, duke përmendur luftën tregtare ShBA-Kinë, trazirat në Hong Kong, problemet në vendet si Argjentina e Turqia, rritjet e tensioneve mes Francës dhe Gjermanisë mbi të ardhmen e valutës euro e të tjera. /Periskopi