Kida shkëlqen e veshur kuq e zi, Tuna ka diçka për t’i thënë

61

Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik si Kida, është njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Krahas muzikës ajo është tejet aktive edhe në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milionë ndjekës.

Së fundmi në po këtë rrjet, Kida ka publikuara disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur kuq e zi, transmeton Gazeta Sinjali.

Kida ka marrë komente të shumta nga ndjekësit në këto imazh, duke përfshirë këtu edhe komentin e këngëtares shumë të përfolur shqiptare, Tuna Sejdi.

“Fqinja e preferuar”, ka shkruar Tuna në fotografitë e Kidës.

Ndryshe, Kida ka kohë që ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projekte të reja muzikore, duke mos zbuluar shumë rreth tyre.

“Tela” është projekti i fundit muzikor i Kidës në bashkëpunim me Ermal Fejzuallhun. Kënga është publikuar në muajin qershor dhe deri më tani numëron mbi 39 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/

 

View this post on Instagram

 

💋

A post shared by KIDA (@kida) on