Kim Mehmeti: Nga goja e kryetarit të PDSH-së zbrazet ‘gropa septike’ e BDl së!

Shkruan: Kim Mehmeti

“E kam përsëritur disa here: BDI-ja e PDSH-ja me asgjë nuk dallojnë nga njëra tjetra.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ato janë si motra të një gjaku, motra të përdala, të cilat kur kthehen në familje (para zgjedhjeve dhe kur janë në opozitë) aktrojnë se kujdesen për nderin e shtëpisë, e posa i merë me veturë ndonjëri që u ofron kënaqësi dhe jetë të begatë (kur bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë), ato harrojnë se me sjelljen e tyre, e dëmtojnë dhe turpërojnë tërë fisin. Dhe si të tilla, ato shtiren se nuk njihen me njëra tjetrën, e madje, bëhen se nuk e dine se janë duke iu shitur të njëjtit punëdhënës – qarqeve politike e policore maqedonase – i cili punëdhënës i përdor për asgjësimin e vlerave të këtushme shqiptare si dhe të alternativave të reja politike!

Pra i përdorë për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare dhe për shkatërrimin e qendrave të pakta kulturore që kanë shqiptarët e Maqedonisë. Andaj keni kujdes: kur atyre u rrezikohet mbetja në pushtet bëhen të rrezikshme dhe në vend që ta luftojnë kriminalizimin e shoqërisë shqiptare, zbulojnë mes nesh spiun ndërkombëtarë si dhe i luftojnë ‘vëllazëritë e unazave’. E në ndërkohë, nga gjitha të mirat që ata ia dhuruan, për shembull Shkupit, është Kryqi Gjigand mbi Vodno, i financuar edhe nga taksat shqiptare si dhe përmendoret që kanë rënduar tokën e Maqedonisë aq sa ajo mezi mbahet në këmbë.

Dhe kur këto dy fatkeqësi të shqiptarëve të Maqedonisë bashkëveprojnë, e sheh se goja e kryetarit të PDSH-së është ‘gyp’ nga zbrazet ‘gropa septike’ e BDI-së, e heshtja e drejtuesve tinëzarë e leninistë të BDI-në është kapaku i asaj grope. I gropës që duhet ta mbyllin vetë shqiptarët e Maqedonisë, nëse duan ta pengojnë qelbjen e shoqërisë së tyre.”