Kim: Nuk është rastësi që stërvitja e NATO po bëhet në Shqipëri

Advertisment
HTML Image as link

Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luf tës së Dytë Botërore, në Europë,

ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të ZI.

Reklame

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij duke hapur ceremoninë.

Po ashtu, edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj në nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.

Teksa e ka cilësuar këtë stërvitje si historike, ambasadorja Kim është shprehur se nuk është rastësi që ajo po zhvillohet në Shqipëri.

Sipas kryediplomates amerikane, roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë, pasi shqiptarët kanë ndihmuar SHBA në stërvitje rreth e përqark globit.