Kimete Berisha komenton takimin Kurti-Vuçiq

Pika e mashtruesit!
Pikën e parë e bën vetëm një arrivist, një tip ambicioz që punët e veta i ka kënaq krejt, dhe tash shfaq ambicie ta udhëheq Evropën, me ide!

Në pikën dy, Kryeministri paralajmëron se Kosova mund ta su lmojë Serbinë, ashtu sikur Serbia-Kosovën, nëse nuk ka marrëveshje për paqe.

‘Marrëveshja për paqe’ me Serbinë (ide burimore e Hajredin Kuçit), u duhet atyre shteteve që janë në lu ftë dhe që janë duke e ndarë tokën e babës.

Kosova është shtet i pavarur.
Kosova e kërkon nga Serbia paqen që e ka!
Sillet sikur pa miratimin e Serbisë nuk mund të ekzistojë.

Paqja për Kosovën është luks (që e paguan KFOR-i). Shqiptarët merren veç me hajni dhe me punësimin e nipave e mbesave.

Albin Kurti ia merr kompetencat KFOR-it, sepse për sigurinë e Kosovës (se a mund ta su lmojë Serbinë a jo) vendos KFOR-i, e jo qeveria Kurti!
Marrëveshjet e paqes kurrë nuk e kanë parandaluar asnjë luftë.

Duhet të thuhet kurrë pa pushuar se Kosova nuk e ka su lmuar kurrë-askënd, nuk ka pasur apetite pushtuese dhe se koha i ka shkuar duke u mbrojtë nga sulmuesit!

Trimëri do të ishte sikur ta përmendte Rezolutën 1244 që e njeh sovranitetin e Serbisë në Kosovë (e që kjo Rezolutë tash ka hyrë edhe nën mbrojtje të Presidentit Biden).
Së paku Hashim Thaçi në vitin 2018 ka kërkuar që të ndryshohet kjo Rezolutë!

Në pikën tre, Kryeministri u premton serbëve më pak të drejta se që u jep në realitet.
Që do të thotë ‘i fton’ serbët të mos e pranojnë ‘marrëveshjen e paqes’, sepse me fjalë u ofron më pak se që u ofron në realitet.
Ky është manipulim aq banal, sa që veç një idiot nuk e kupton!

Pika katër ia zbulon karakterin.
Kryeministri Kurti e pranon në dialog Aleksandër Vuçiqin që ishte ministër i informimit dhe zëdhënës i kryekr iminelit Slobodan Millosheviq, dhe që Presidenti serb ende e përkrah vr asjen e popullatës shqiptare nga shteti i tij, kurrë pa u distancuar nga kr imet dhe gjithmonë duke i glorifikuar kr iminelët, por Kryeministri Kurti nuk e pranon në dialog një kr iminel lokal Veljko Odaloviq.

S’ka manipulim më të madh se ky.
Me kr iminelë të mëdhenj dialogon, me kr iminelë të vegjël nuk dialogon!
Çka është kjo?

Është thjesht mashtrim.
Dhe, çmenduri!
P.S. Kryeministri Albin Kurti ndaj Kosovës po sillet si i huaj!