Publicistja Kimete Berisha, e ka quajtur qeverinë Kurti, si qeveri antishqiptare, përcjell Periskopi.
Në shkrimin e saj të fundit të publikuar në facebook, ajo thotë se kjo qeveri po varfëron Kosovën, për “t’u zbrazur Kosova nga shqiptarët”.
Znj.Berisha ia ka njehur disa nga veprimet e Kurtit, që siç i quan ajo janë horror.
Postimi:
Qeveri antishqiptare! Albin Kurti po sillet si masë e dhunshme. Është duke e dhunuar popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme që do të mund të imagjinohej.
Erdhi si shpresë, solli trishtim; Premtoi mirëqenie, solli mjerim; Fitoi në emrin e lirisë, solli stalinizëm.
Do t’i numëroj disa veprime horror të qeverisë Kurti, dhe nuk e di a do të mund që deri në fund të shkrimit të gjejë motivin e Albin Kurtit që secilin veprim që e bën, e bën kundër shqiptarëve.
I sakrifikon shqiptarët me obsesion dhe papushim.
Pse?
Qeveria Kurti (me apo pa vetëdije), është serbofile. Qe, t’kallzoj pse!
Pse shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë! Qe, çka e bën proserb: Po e varfëron Kosovën, për t’u zbrazur Kosova nga shqiptarët;
Ky është Rankoviqi indirekt i ditëve tona. Ta bën të pamundur jetën në Kosovë, në mënyrë që të largohesh, dhe Kosova të boshatiset nga shqiptarët. Jo rastësisht, sytë i ka kah diaspora. Shqiptarët i sheh veç përjashta Kosovës.
Ndoshta nuk është normal. Ndoshta po e lajthisin bandat e vjetra nëpër Institucione, nuk jam e sigurt…. ama edhe budalla më i madh e di se nuk i shtrenjtohet rryma popullit më të varfër në Evropë!