Kina do të bëjë gjithçka që Trump të humbë zgjedhjet

epa08371356 US President Donald J. Trump delivers remarks on the COVID-19 pandemic during the coronavirus task force press briefing at the White House in Washington, DC, USA, 18 April 2020. EPA/TASOS KATOPODIS / POOL
Advertisment

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Kina “do të bëjë gjithçka që mundet” që ai të humbë në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar kështu kritikat ndaj Pekinit në kohën e pandemisë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters, Trump ka thënë se Pekini përballet me “shumë” pasoja të mundshme nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shpërthimit të virusit, pasi duhej t’i kishte treguar botës shumë më herët për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Reklame

Trump, i cili ka nisur një luftë tregtare me Kinën, shtoi se beson se Pekini dëshiron më shumë që konkurenti i tij demokrat, Joe Biden të fitojë zgjedhjet.

Trump po ashtu vuri në dyshim sondazhet që tregojnë se Biden mund të fitojë, duke e cilësuar atë si të paaftë.

“Nuk iu besoj sondazheve. Besoj se njerëzit e këtij kombi janë të mençur. Nuk mendoj se ata do ta zgjedhin një njeri që nuk është kompetent”.

Sakaq, mediat amerikane kanë raportuar se Trump ka qenë i ashpër me këshilltarët e tij politikë, pasi disa sondazhe të brendshme kanë parashikuar humbjen tij në disa shtete kyçe./Opinion.al