Kina nuk pranon hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit

Pekini ka refuzuar të pranojë thirrjet nga Kina për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e koronavirusit, tha ambasadorja kineze në Mbretërinë e Bashkuar Çen Ven.

Ajo për BBC-në theksoi se thirrjet për një hetim të tillë janë të motivuara politikisht.

Çen tha se një hetim i tillë i kishte penguar autoritetet kineze të luftojnë pandeminë Kovid-19.

Ajo paralajmëroi se teoritë e shumta të pakonfirmuara dhe dezinformatat në lidhje me shfaqjen e koronavirusit janë të ngjashme me “virusin politik”, i cili është më i rrezikshëm se Kovid-19. (MIA)