Kinezët refuzohen nga hotelet në Kosovë (VIDEO)

Advertisment

Frika se koronavirusi nga Kina mund të përhapet edhe në Kosovë, vazhdon të jetë prezente.

Së fundmi një pronar i një hoteli në vendin tonë nuk ka guxuar të strehojë disa kinezë, të cilët deshën të qëndrojnë në hotelin të cilin e udhëheq ai.

Reklame

“Kemi hezituar t’i pranojmë dhe në momentin e fundit vendosëm të mos i pranojmë”, ka thënë pronari i një hoteli për Klan Kosovën.

Sipas tij, edhe shteti duhet të marrë masa që virusi të mos të depërtojë në vendin tonë, edhe pse thuhet se gjasat që Kosova të preket nga ky virus janë të vogla.

Mirëpo, në klinikën infektive të QKUKsë, thonë se kanë marrë masa të nevojshme për parandalimin e këtij virusi.

“Ne jemi një vend me rrezikshmëri të ulët sa i përket koronavirusit, me vetë faktin se komunikimet tona me Kinën, sipas mendimit tim janë më të pakta sesa në raport me vendet tjera.
Ne kemi bërë përgatitjet teknike në rast se ballafaqohemi me këtë virus dhe në rast se shfaqet ndonjë rasti, mendoj se do të mund t’a përballojmë mirë”, kanë thënë infektologët e kësaj klinike.

Koronavirusi i cili filloi të përhapet që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, deri më tani ka lënë të vd ekur rreth 250, ndërsa ka infektuar mijëra të tjerë.