King Cobra: Nuk kam pirë kurrë alk ool dhe dr ogë (FOTO)

Dibran Hoxhaj është një i ri nga Prizreni, i cili ka 150 vepra pe nale në polici. Ai e quan veten King Cobra. Nga njerëzit njihet si një njeri me të shkuar kr iminale, por edhe si një bamirës i rregullt dhe besimtar i devotshëm mysliman.

Sot ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” për të rrëfyer jetën e tij, si dhe dha një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë. Ai u shpreh se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në bu rg dhe se jeta luksoze është e vështirë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Hoxhaj u shpreh se ka qenë e vështirë që të tërhiqej, por që ja ka dalë. Ndërsa shtoi se besimin e ka patur që në moshën 14-vjeçare, kur mbante ramazanin.

 

“Ne i kemi borxh fesë myslimane, Allahu nuk ka nevojë për ne, por ne për të. Nuk kam përdorur asnjëherë alk ool, nuk kam bërë asnjë tatuazh, nuk kam pirë asnjë cigare dhe nuk kam provuar dr ogë”, rrëfeu Dibrani.

Sipas tij, nuk të prish askush, por je ti ai që zgjedh rrugën e drejtë apo jo.

“Kur njeriu zhytet thotë se ma bënë të tjerët, por jo. Nga të gjitha shtresat e njerëzve, edhe ato që pinë dr ogë, nuk arritën të më bënin pjesë të tyre. Të ofrojnë si shenjë respekti, por unë e refuzoja. Ata mendonin se e përdor larg syrit të njerëzve, por nuk ishte aspak ashtu”, tha ai.

I pyetur nëse ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë, Hoxhaj tha “po” dhe se është penduar.

“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pis toletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tregoi Dibrani.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë marrë lëndime nga ai, e dinë shumë mirë se nuk i ka nisur ai sherret.

 

“Unë jam person që e dua më shumë vd ekjen se sa jetën. Është mëkat ta marrësh jetën tënde, por nga ajo që kam parë unë, është më mirë të jesh në botën tjetër.

Më së shumti më kanë lodhë njerëzit me shumë fytyra dhe zhgënjimet e njerëzve të afërm që kam bërë gjithçka për ta, por që kanë qenë mosmirënjohës. Më kanë tradhtuar miqtë, por unë nuk ju jap më një mundësi të dytë”, rrëfeu King Cobra.

Ai shprehu dëshirën që tani e tutje të jetë i qetë dhe rehat dhe u bëri një thirrje të gjithë të rinjve.

“Duhet të ndjekin shkollën, është jetë shumë e vështirë me sfida shumë të rënda. E jo çdo kush ka fatin tim të jetë gjallë. Duket jetë luksoze, por jo aq e lehtë për tu jetuar”, tha ai.

I pyetur nëse femrat i kanë thyer zemrën, Dibrani tha: “Unë di që kam thyer shumë zemra, por jo me dashje. Nuk ma kanë thyer zemrën vajzat”.

Hoxhaj tani tha se punon, merr qira nga pronat e tij. “Jam gjithashtu aksionar në disa firma, kam një lokal”, përfundoi ai.