Kipper donacion për shëndetësinë në Tetovë dhe Gostivar (FOTO)

Advertisment

Kipper Market shpreh falënderimet më të sinqerta ndaj të gjithë punonjësve shëndetësor të cilët në këtë kohë shumë të vështirë për të gjithë ne, qëndrojnë fuqishëm në vijën e parë të frontit kundrejt armikut tonë të përbashkët e të padukshëm COVID19.

Në vazhdën e aktiviteteve tona që bëjnë pjesë në planin e përgjegjësisë shoqërorë të kompanisë dhe në bashkëpunim me Shoqatën humanitare DORA, kemi nderin dhe kënaqësinë të prezantojmë projektin e radhës përkatësisht donacionin e bërë në Shtëpinë e shëndetit në Tetovë dhe atë të Gostivarit.

Reklame

Projekti në fjalë përfshinë pajisje për trajtim shëndetësorë që kanë për qëllim avancimin e funksioneve dhe shërbimeve që i ofrojnë këto institucione shëndetësore (2 Sterilizator, 1 kompresor stomatologjik, 4 frigorifer dhe 1 hidrofor) si dhe pajisje elementare sanitare dhe jomedicinale për kujdes të pacientëve (gjithsejtë në numër 1800: qebe, mbulesa, çarçaf, jastëk, peshqir, etj) të cilat shpresojmë se sadopak do të ndikojnë në trajtim më të mirë të pacientëve.

Njëkohësisht, ju informojë se aktivitetet tona të kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, rrjedhimisht Kipper Market do të jep kontribut në ngritjen e vetëdijes qytetare dhe gjithnjë do të jetë në shërbim të së mirës shoqërore dhe komunitetit që na përfaqëson dhe që përfaqësojmë.