Kiracovski: Nëse dështon referendumi, marrëveshja eventuale për emrin do të anulohet

656
#

“Përderisa nuk ka sukses referendumi që është parashikuar në vjeshtë, marrëveshja eventuale për çështjen e emrit që planifikohet të ratifikohet në Kuvend, do të anulohet”.

Kështu ka deklaruar për TV24 sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, i cili shtoi se deputetët e shumicës parlamentare do ta mbështesin marrëveshjen, përcjell Telegrafi.

“Biseda telefonike mes Zaevit dhe Tsipras ka vazhdimisht. Edhe prej mbrëmë deri sot sigurisht ka pasur. Kjo është çështje e rëndësishme që ka zgjatur 25 vite, ndërsa në bisedime çdo herë ka risi dhe ndryshojnë gjërat”, tha Kiracovski.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që me referendumin të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.