Kirurgu kosovar: Koronavirusi shumë shpejtë do të vijë tek ne

Kirurgu i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës Arber Morina, gjatë ditës së sotme ka folur rreth përhapjes së virusit kinez koronarovirus ose COVID-19 i cili është përhapur thuajse në të gjithë botën.

Në Kosovë ende nuk është vërtetuar as edhe një rast me virusin kinez. Mirëpo sipas mjekëve kosovarë është e pamundur që të parandalohet ardhja e këtij virusi në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Reklame

Kështu po parandalon kirurgu kosovar, Arbër Morina. Megjithëkëtë, ai thotë se qytetarët nuk duhet të ndjehen në panik.

“Është e sigurt që herët a vonë do vij në KOSOVË. Nuk duhet bërë panik është një sëmundje që meriton vlerësim serioz , dhe luftë të fortë parandaluese, por duke qenë një vend i hapur e komunikues, ardhja e tij në vendet fqinje, është çështje kohe edhe tek ne. Është shumë kontagioz( ngjitës) dhe shumë i vështirë për tu parandaluar ,shumica e eksperteve mbarë botëror janë të mendimit që të gjitha metodat e aplikuara deri tani kanë dështuar në prevenimin e përhapjes së tij në të gjithë botën”, ka deklaruar Morina.

Tutje ai njetë si Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla mjekësore se si ë parandalohet përhapja e tij.

Metodat e njohura për parandalimin e tij janë ;
-larja e shpeshte e duarve
-maska fasciale nese jeni i sëmurë ose jeni në kontakt me të sëmure
-evitimi i ambienteve publike

Simptomat janë të njëjta me një viroze respiratore: -temperaturë, kollë ,sekrecione, teshtima, dhimbje të muskujve, dobësi trupore. Nuk ka trajtim specifik.

Mortaliteti fatmirësisht pak me larte se gripi i zakonshëm, më te rriskuarit moshat e vjetra dhe me semundje shoqëruese por nuk kursen as te rinjtë. Mosha pediatrike me rezistencë ndaj infeksionit.