Kisha Ortodokse e Maqedonisë reagon kundër xhamisë Ajasofja

Advertisment

Kreu i KOM-it, Kryepeshkopi Stefan, i dërgoi letër mbështetje Patrikanit Bartolomej për ndryshimin e statusit të Aja Sofia në Stamboll, deklaruan nga kabineti i tij, shkruan Fakte.

“Ndarja e shqetësimit të gjithë botës së krishterë me vendimin për të ndryshuar statusin e tempullit të kushtuar ndaj Urtësisë së Zotit – Shën Sofia, stolisë më të bukur në arkitekturën e krishterë, e ndërtuar nga themeluesi

Reklame

Perandori i devotshëm dhe i shenjtë Justinian, i lindur në Maqedoni , kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi Z.Z.Stefan, në emër të plotësisë së Kishës sonë Lokale, i dërgoi një letër mbështetjeje Shenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Z.Z.Bartolomej”- thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryetarit të KOM./FAKTE