Kishat dhe xhamitë e Kërçovës cak i hajnave (VIDEO)

Advertisment

Kjo vjedhje është bërë para disa ditësh në kishën kryesore të Kërçovës “Shën Pjetri dhe Pali”.

Kjo kishë është cak i hajnave thuajse çdo javë, ndërsa vjedhje të tilla nëpër kishat e Komunës së Kërçovës ndodhin shumë shpesh.

Reklame

Në rastet më të shpeshta vjedhësit hynë si besimtarë që duan të luten dhe ndërkohë marrin paratë që janë të vendosura tek ikonat nga besimtarët e devotshëm.

Kryetari i Tempullit “Shën Pjetri dhe Pali”, prifti Aleksandër Mateski tha se për fat të keq ndërgjegjja e qytetarëve është në nivel të ulët. Siç thotë prifti, kjo që po ndodh nuk është në rregull. Andaj ata janë detyruar të vendosin kamera sigurie.

“Ne nuk mund të jemi gjatë gjithë kohës mbikëqyrës të njerëzve sepse njeriu vjen tek tempulli për tu lutur, ajo është pjesë private, ne nuk mund të rrimë aty që të shohim çka ndodh i lëmë në vullnetin e lirë. Por për fat të keq shohim që ndërgjegjja tek njerëzit është shumë e vogël në lidhje me këto punë, dhe shohim se shumë më shumë shpeshtohen vjedhjet. Tani para një kohë kishim kështu vjedhje njerëzit vijnë luten dhe kalojnë nga ikonat dhe i mbledhin mjetet financiare”, tha Aleksandr Mateski – Prift në Kishën “Shën Petard he Pali”.

Zëdhënësi i SPB-Ohër Stefan Dimovski tha se janë të njoftuar me të gjitha rastet e vjedhjeve. Disa nga rastet janë zbardhur dhe kryerësit e veprës janë dënuar dhe se po punohet në zbardhjen e të njëjtave.

“Në zonën e Kërçovës, në nëntëmujorin e vitit 2020, është regjistruar një vepër penale ”Vjedhje e rëndë” në objektet fetare ( Kisha), i cili u zbardh menjëherë dhe u ngrit kallëzim penal kundër një personi. Në periudhën e njëjtë të vitit 2019, janë regjistruar 5 vepra penale “vjedhje e rëndë” në ndërtesat fetare (xhami) nga të cilat 3 u zbardhën për të cilat u ngritën 2 kallëzime penale kundër 1 kryerësi”, theksoi Stefan Dimovski – zëdhënës i SPB-Ohër.

Në Komunën e Kërçovës, siç na tha prifti, janë mbi 70 kisha të cilat funksionojnë nëpër lagje dhe fshatra. Cak i vjedhjeve janë edhe kishat ose manastiret të cilat ndodhen në periferi të qytetit rreth rrugëve regjionale. Nga ku vidhen edhe mjetet financiare edhe ikonat por dem më madh pësojnë kur hajnat shkatërrojnë dyert dhe dritaret e kishave. Prifti Aleksandr Mateski i luti ata që vjedhin që më mirë ti drejtohen kishës për të kërkuar para se sat ë vjedhin dhe të dalin.