Kishin kontakte me Muhamed Zekirin, shumë funksionar të LSDM-së në izolim

Advertisment

Zv/kryeministrja për çështje ekonimike, Milla Carovska nga sot është në vetizolim pasi javën e kaluar kishte pasur kontakte me zv/kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Carovska përmes rrjeteve sociale njoftoi se tashmë ka realizuar testin për Covid-19 dhe se ka rezultuar negativ mirëpo në përputhje me anketën epidemiologjike do të duhet të qëndrojë në vetizolim deri më 9 qershor.

Reklame

Edhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec janë në izolim shtëpiak për shkak se kanë pasur kontakt me nënkryetarin e LSDM-së Muuhamed Zekiri.