Kishin ngritur fermë kanabisi në shtëpi, arrestohet shqiptari në Britani

Advertisment

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze për shkak të kultivimit të bimëve narkotike së bashku me një grup tjetër. Policia ra në gjurmët e grupit kriminal pasi kishin vërejtur se ata kishin një banesë në një zonë të braktisur në Britaninë e Madhe dhe para shtëpisë kishin parkuar një automjet Audi Q8.

Policia nisi kërkimet në banesën e tyre dhe prapa derës mësohet se ka qenë shqiptari me iniciale E.G, i cili ka konfirmuar se në pronë kultivohej kanabis. E gjithë shtëpia ishte kthyer në një fermë kanabisi dhe në të u gjetën në total 95 bimë.

Reklame

Policia ka sekuestruar bimët narkotike, telefon celularë dhe para të gatshme. Shqiptari u prangos nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe autoritetet kanë bërë të ditur se ai kishte hyrë në territorin britanik në një mënyrë të paligjshme.

Gjykatësi i çështjes ka thënë se shqiptari kishte rol të rëndësishëm në funksionimin e fermës së kanabisit, duke shërbyer si kopshtar. E.G është dënuar me 2 vjet burg dhe pasi të shlyejë gjysmën e dënimit mund të lirohet me kusht, nëse do të vazhdojë të jetojë në Britaninë e Madhe.