Kishte probleme nje pacient, AstraZeneca rifillon testimet

Advertisment

Grupi farmaceutik britanik “AstraZeneca” rifilloi testimet mbi një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit pas dhënies së dritës së gjelbër nga autoritetet shëndetësore. Provat klinike të vaksinës u ndërprenë për tri ditë, pas një efekti anësor te një pacient që u injektuan me të. Një komitet i pavarur u krijua për të vlerësuar rreziqet lidhur me vaksinën. Komiteti përfundoi hetimin dhe theksoi se ishte i parrezikshëm rifillimi i provave në Britaninë e Madhe.

Drejtori i përgjithshëm i grupit që po merret me vaksinën, Pascal Soriot theksoi se vaksina antiCovid mund të arrihet deri në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit të ardhshëm.Vaksina e zhvilluar nga “AstraZeneca” dhe universiteti britanik i Oxford-it është një prej projekteve perëndimore më të avancuara, e testuar në dhjetëra mijëra vullnetarë në Britaninë e Madhe, në Brazil dhe në Afrikën e Jugut që prej 31 gushtit.