Kitaroviç kandidon për një mandat të dytë si presidente

32
#

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç konfirmoi zyrtarisht kandidimin e saj për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale, të planifikuara për në fund të vitit.

Edhe pse kandidimi i saj ishte përfolur më parë, Kitaroviç dha konfirmimin zyrtar në një fjalim para militantëve të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) të kryeministrit Andrej Plenkoviç, parti që mbështet plotësisht rizgjedhjen e saj.

Në mesazhin e saj Kitaroviç ka përsëritur pikat kryesore të politikës së saj, atdhetarizmin, mbrojtjen e familjes tradicionale dhe një pozicion të fortë të vendit në Europën Qendrore.

Tani për tani të gjitha sondazhet i japin epërsi të Kitaroviçit, krahasuar me dy sfiduesit kryesorë të saj, ish-kryeministrin social-demokrat Zoran Milanoviç dhe këngëtarin Miroslav Skoro.