Kjo do të jetë marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbis e finalizuar nga Donald Trump

Advertisment

Plani i Paqes për Lindjen e Mesme u prezantua para disa ditësh nga Donald Trump me shumë pompozitet. Ai tha se nuk ishte president i ShBA-ve për t’u marrë me çështje të vogla. E ndërkohë, marrëveshjet Kosovë-Serbi vazhdojnë të bëhen me Richard Grenellin, të dërguarin e Trumpit si njeriun kryesor. Borislav Kashanski ka publikuar planin e pretenduar të Trumpit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Sipas informatave të Telegrafit serb nga qarqet diplomatike, planin për zgjidhjen e kontestit shumëdekadësh ndërmjet Izraelitëve e palestinezëve e kanë hartuar njerëzit e njëjtë që kanë vizatuar konturat e strategjisë amerikane për zgjidhjen e raporteve midis Beogradit e Prishtinës, që këto ditë nis të realizohet nga i dërguari special i Trumpit, Richard Grenell.

Reklame

Amerët e kanë dërguar Grenellin që të heq taksën dhe t’ia bashkojë Serbisë veriun e Kosovës.

Kjo është paralelja midis dy marrëveshjeve, e cila duket kështu:

Izraeli Palestina
Ripërcaktimi i kufijve, palestinezët fitojnë shtetin
Kryeqyteti i Palestinës Jerusalemi Lindor, ndërsa i Izraelit Jerusalemi
Izraeli mban vendbanimet e veta në Bregun Perëndimor

Statusi i deritashëm i vendeve të shenjta do të mbetej edhe më tutje i pandryshuar
Hebrenjve nuk do t’u lejohej të blinin shtëpitë e arapëve dhe anasjelltas
Marrëveshja do të mbështetet financiarisht me miliarda dollarë, në radhë të parë nga SHBA
Kufiri në mes të Palestinës dhe Izraelit do të jetë i hapur për lëvizje të qytetarëve dhe të mallrave, do të ndërtohet një tunel që lidhë Bregun Perëndimor me Bregun e Gazës

Marëveshja Beograd Prishtinë
Rikufizimi, Serbisë i mbetet pjesa veriore e Kosovës
Mitrovica në njëfarë dore bëhet një lloj Jerusalemi, e ndarë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ose do të marrin status special të distrikteve
Serbia mban komunat në veri të Kosovës, ashtu sikurse Izraeli të vendbanimeve të veta në Bregun perëndimor

Mbrojtja e veçantë dhe statusi eksterritorial për vendet e shenjta serbe jashtë veriut të Kosovës
Shqiptarët nuk do të mund të blejnë shtëpitë serbe dhe anasjelltas

Pakoja ekonomike, posaçërisht për veriun aktual të Kosovës, para së gjithash për ndërtimin e infrastrukturës dhe të uzinave prodhuese. Të sigurohen para, do të thirret konferencë ndërkombëtare, Amerika sjell investitor të rinj në Serbi e në Kosovë
Kufiri midis Kosovës e Serbisë (pjesa veriore e Kosovës) do të jetë i hapur për lëvizje të qytetarëve e të mallrave, pa qëndrim të gjatë