Kjo është deklarata e BDI-së para takimit mes Zaevit dhe Mickovskit

43
#

Sundimi i ligjit, barazia para ligjit si dhe zbatimi i ligjit nga të giithë në mënyrë të përpiktë është parakusht për stabilitet shoqëror, integrim dhe zhvillim ekonomik.

Kështu u deklaruar sot Bashkimi Demokratik për Integrim para takimit të mes kryeministrit Zoran Zaev dhe lideri të VMRO-së, Hristijan Mickovski.

“Vlerësojmë se Këshilli gjyqësor, Këshilli i prokurorëve bashkë me gjykatës e prokuror si dhe të gjitha institucionet tjera dhe bartësit e funksioneve publike, vendimet e tyre duhet ti marrin vetëm e vetëm në përputhje me ligjin dhe duke u bazuar në fakte.

Secili nga ne, politikan, gjykatës, prokuror, bartë përgjegjësi individuale për veprimet ose mosveprimet dhe vendimet e veta dhe askush s’do të jetë mbi ligjin.

Bashkimi Demokratik për Integrim distancohet nga çdo ndërhyrje politike në vendimet e institucioneve ligjzbatuese dhe konsideron që drejtësia joselektive dhe sundimi i drejtë i ligjit do të sigurohet nëpërmjet të vetingut të mirëfilltë dhe kjo paraqet prioritetin tonë absolut”, thuhet në komunikatën e BDI-së.