Kjo është gjendja me COVID-19 në vendbanimet e Komunës së Tearcës

Advertisment

Sipas informatave nga Shtabi i Krizës në Komunën e Tearcës, numri i personave të prekur me virusin korona COVID-19 në vendbanimet e komunës së Tearcës shkon në 76 prej të cilëve 16 janë aktiv, informon portali “tetova1”.

Javën e fundit sipas këtyre të dhënave ka rritje të rasteve aktive në fshatin Odër dhe në Përshefcë derisa gjendja në fshatin Tearcë është stabilizuar kurse në Sllatinë pas shumë kohësh kemi 0 raste aktive.

Reklame

Në vazhdim të dhënat sipas vendbanimeve:
Nepreshten 6 (1 aktiv); Sllatinë 9 (0 aktiv); Tearcë 35 (2 aktiv); Përshefcë 9 (4 aktiv); Gllogjë 1 (0 aktiv); Dobrosht 10 (3 aktiv); Nerasht 2 (2 aktiv); Odër 4 (4 aktiv)

Nga Shtabi apelojnë që të respektohen masat : mbajtja e maska mbrojtëse, larja e duarve vazhdimisht, ruajtja e distancës fizikе dhe shmangia nga grumbullimet masive./tetova1/