Kjo është kryeministrja që i lan vetë xhamat e shtëpisë (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet kryeministrja daneze Mette Frederiksen është duke bërë xhiron e rrjetit. Ajo ka postuar në “Facebook” një foto ku shfaqet duke pastruar xhamat e shtëpisë.

“Dielli i fundjavës dhe i dimrit”, shkroi kryeministrja përbri fotos së publikuar.
Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë muajt e fundit. Një e diel e gëzuar për të gjithë”, shkroi ndër të tjera Frederiksen.

Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019-ë dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Ajo gjithashtu është kryeministrja me moshë më të re në historinë daneze.