Policia që sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan dyshohet se vr au katër anëtarë të familjes përfshirë prindërit dhe dy vëllezërit dhe më pas vetën, është Valdete Bllaca nga fshati Cërnicë e Gjilanit.
Siç merr vesh Periskopi nga burime brenda Komunës së Gjilanit, e njejta dyshohet se ka vuajtur nga probleme mendore.
“Sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vr arë 4 persona anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvr asje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera VB, zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me ar më zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvr asje”.