Kjo është shqiptarja e LSDM-së që bojkotoi Dimitrievskin dhe ripunësimin e Bojan Iliçit

Përpos këshilltarëve shqiptar nga Aleanca për Shqiptarët, Alternativa e BDI-ja seancën e sotme për votimin e planit për ndryshim të punësimeve, me të cilën parashihej ri-punësimi i Bojan Iliç, seancën e ka bojkotuar edhe një këshilltare e LSDM-së, raporton Newa33.

Është pikërisht Hana Xheladini nga partia e Maksim Dimitrievskit ajo e cila i’u bashkëngjit bojkotit të cilin e bënë këshilltarët shqiptarë në komunën e Kumanovës.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Daljen nga mbledhja të Hana Xheladinit nuk e mirkuptoi kryetarja e këshillit të Kumanovës e cila reagoi ashpër kundër këshilltares.

Ndryshe edhe pse këshilltarët shqiptar bojkotuan, LSDM-ja në bashkëpunim me këshilltarët e VMRO-së të cilē qëndruan në mbledhje miratuan punësimin e Bojan Iliçit në njësitin e zjarrfikësve./News33.tv/