Klinikat në BE po përgatiten për valën e dytë të pandemisë

Advertisment

Spitalet në BE po përgatiten për valën e dytë të infektimit me koronavirus, përmes trajnimit të forcës rezervë të punës dhe organizim të mobilitetit të tyre.

“Na duhet armata shëndetësore”, deklaroi Maurisio Çekoni, kryetar i Shoqatës Evropiane për Mjekësi Intensive dhe shef i repartit për kujdes intensive në spitalin në Milano.

Reklame

Siç deklaruan mediat gjermane, ai ka potencuar se, nëse vjen deri te një valë e madhe, spitalet duhet të jenë të gatshme.