Klopp detyron gazetarin të kërkojë në Google se çfarë pozicioni ka luajtur Mourinho (VIDEO)

Advertisment

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një përgjigje fantastike në pyetjen se a ka qenë ai më i mirë si futbollist apo trajneri i Tottenham, Jose Mourinho.

Gjithçka ndodhi një ditë para super ndeshjes në Premierligë mes Tottenham dhe Liverpool, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.

Reklame

A ke qenë futbollist më i mirë se Mourinho?

“Nuk e di, çfarë pozicioni ka luajtur Mourinho… A ishte portier? Ka qenë portier… a e di dikush çfarë pozicioni ka luajtur Mourinho? Mos më fajësoni mua nëse nuk e dini… a e di dikush pozicionin e Jose Mourinho? Mendoj se ka qenë portier… Unë mendoj se ai ishte një portier… Unë dua të di tani. Ejani, shikojeni në Google”.

Gazetari ia kthen “s’kemi kohë”, Klopp ishte në ditën e tij me humor dhe përgjigjet: “Kemi kohë, unë kam kohë”.

Pasi gazetari shikon në google dhe i thotë “paska luajtur mesfushorë”, Klopp përgjigjet duke qeshur “më fal Jose”. /Gazeta Express/