Kloppi frigohet nga koronavirusi reagimi i tij ndaj tifozit po bën xhiron e botës

Jurgen Klopp nuk i ka reaguar aspak mirë tifozëve që i zgjatën dorën, në prag të ndeshjes Liverpool Atletico Madrid.

Liverpooli e Atletico u përballën mbrëmë në kuadër të 1 të 8 së finales së Ligës së Kampionëve, ku madrilenët triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit 2 me 3, për t’u kualifikuar në çerekfinale
Përkundër panikut nga koronavirusi, me disa ndeshje si ajo PSG Dortmund dhe Valencia Atalanta të luajtura me dyer të mbyllura, “Anfieldi” mbrëmë ishte i mbushur plot.

Reklame

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk ishte i shqetësuar nga kjo pandemi duke i reaguar ashpër tifozëve që i zgjatën dorën para fillimit të ndeshjes.

 

Duke dalë nga tuneli i stadiumit në drejtim të fushës, Klopp i thotë tifozëve që të largojnë duart.

“Hiqini ato duar, ju idiotë të m****”, dëgjohet Klopp duke u thënë tifozëve. /Insporti.com/