Kloppi për Shaqirin: Nuk kam parë kurrë si ai, ka muskuj të pabesueshëm

Advertisment

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth fizikut të Xherdan Shaqirit, duke thënë se fiziku i tij është ndryshe nga i çdo lojtari tjetër.

Shaqiri ka humbur dy ndeshje nga dëmtimi të cilin ka pësuar, ndërsa Kloppi ka thënë se ai me shumë mundësi mund ta humbasë edhe duelin e ditës së diel.

Reklame

“Dëmtimi nuk ishte i madh, por gjithmonë i mjaftueshëm për ta ndaluar atë. Mund të imagjinoj që është zhgënjyes për të dhe aspak e mirë për ne. Ne punojmë që të mos kemi situata të tilla, vazhdimisht”, tha fillimisht ai.

“Nuk është e lezetshme, absolutisht jo, por ndoshta ka arsye të ndryshme të dëmtimit të tij. Shaqiri është një lojtar i veçantë në pjesë të ndryshme të trupit. Fiziku i tij është ndryshe nga i gjithë të tjerëve që kam parë ndonjëherë. Muskujt e tij janë të pabesueshëm”, përfundoi ai./kp.