Klubet e Maqedonisë mund të nisin stërvitjet më 18 maj

Advertisment

Skuadrat e futbollit në Maqedoni gjatë javës së ardhshme do të mund të nisin me stërvitjet dhe përgatitjet për rinisjen e sezonit të ndërprerë. Komisioni për sëmundjet ngjitëse, ka dërguar propozimin deri te qeveria, që pritet të jep dritë jeshile, ndërsa protokollet shëndetësore, në mënyrë plotësuese do të dërgohen gjatë javës së ardhshme.

Kjo do të thotë se skuadrat vendore mund të nisin me stërvitje nga 18 maji dhe duhet që për 3 javë të përgatiten për të vazhduar sezonit, që me këtë dinamike, besohet se mund të nis më 8 qershor.

Reklame

Mirëpo për këtë do të vendos Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Komisioni për gara. Deri në fund të sezonit aktual kanë mbetur për tu zhvilluar 13 javë dhe dy sfidat e gjysmëfinales dhe finalja e Kupës së Maqedonisë.