Klubi Malor ‘Gryka e Dervenit’ sot e pastroi Kanjonin e Matkës (FOTO)

Advertisment

Alpinistët po tregojnë kujdes të veçantë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e Kanjonit të Matkës.

Klubi Malorë “Gryka e Dervenit” sot më 19 shtator 2020 organizoi aksion për pastrimin e Kanjonit të Matkës. Anëtarët e klubit të grumbulluar në ora 9:00 para Manastirit Shën Andrea, të përgaditur me doreza dhe qese plastike u nisën në shtegut të këmbësorëve përgjat liqenit të Matkës.

Reklame

U pastrua shtegu në gjatësi rreth 3 kilometra dhe u grumbulluan mbi 15 thasë të mëdhej me mbeturina, të cilat me ndihmën anijeve të Boat Trips&Kayaking Matka u transportuan deri në koshat e mbeturinave, njofton derveni.info. Kësaj inicijative iu bashkangjit edhe OJQ “4Selekt” nga Shkupi të cilët ndihmuan aksionin.

Gjendja momentale e shtegut të këmbësorëve prej tek Restoran Kanjon Matka e deri tek shpella nënujore Vrello, përgjat të cilit çdo ditë kalojnë qindra turistë, për fat të keq është mbuluar nga mbeturinat si pasojë e papërgjegjsisë së vizitorëve por edhe neglizhencës së organeve kompetente. Prandaj organizimi i një aksioni të tillë ishte tejet i nevojshëm.