Koalicionet parazgjedhore, Lëvizja Besa sonte do të marr vendimin final

95
Advertisment

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për koalicionin parazgjedhorë ndërmjet Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, kreu i saj Ziadin Sela i lë derën hapur Bilall Kasamit për tu bashkëngjitur. Por, ky i fundit vendimin do ta merr në Kuvendin qendror të partisë që drejton, Lëvizjen Besa.

Anëtari i kuvendit qendror të ASHsë Bekim Tateshi, tha që me bashkëngjitjen eventuale të Lëvizjes Besa, vota shqiptare do të unifikohet përmes një koalicioni të fuqishëm trepalësh parazgjedhor.

Nga informatat që kam unë, dera për të krijuar koalicion trepalësh ka qenë, është dhe do të jetë e hapur dhe ne presim që të mbizotëroj, si të them, te Lëvizja Besa të paraqitet një dëshirë dhe një vullnet që të na ofrohen dhe ta krijojmë këtë koalicion trepalësh që do të na siguroj fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare tha Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët.

 

Nga Alternativa e Afrim Gashit, nuk pohuan e as nuk mohuan që ujdinë me ASHnë mund ta lëkund ardhje e ndonjë partie tjetër në koalicionin parazgjedhor. Ata thanë se pas çdo lëvizje të re në atë drejtim do t’ia lënë në duar të vendosin organet e partisë.

Parimisht, çdo vendim i ri nënkupton rikthim në organet partiake për ta rishqyrtuar atë thonë nga “Alternativa”

Nga Lëvizja Besa thanë se sonte do të mbajnë Kuvendin e partisë në Tetovë, ku edhe do të vendosin përfundimisht për orientimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit. Sipas tyre, të gjitha opsionet janë të hapura.

Adnan Qaili