Koalicioni AAA – ASH sot mbajti tubim në Saraj

Advertisment

Bartësi në njësinë zgjedhore 1 nga koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, sot së bashku me partnerët e koalicionit, ku të ftuar kanë qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, kanë mbajtur tubim në komunën e Sarajit.

Gjatë këtij tubimi, banorët e Sarajit u njoftuan mbi platformën zgjedhore “Shtet për të gjithë”dhe entuziazmin për fitore të 15 korrikut nga koalicioni AAA – ASH, ndryshe e njohur edhe me emrin koalicioni “TASH është koha”.
” Interesi kombëtar i koalicionit “Tash është koha” është interes kolektiv shoqëror, dhe aspak nuk është interes individual.

Reklame

BDI 18 vite qeverisje ka qenë në servilizim politik, edhe përkundër faktit që ata morën legjimitet nga populli, fatkeqësisht legjimiteti i tyre u kthye në servilizim politik.

Ata kërkojnë “kryeministër shqiptar”, ndërsa nuk kemi pasur asnjë ministër të dinjitetshëm të tyre. Falë BDI-së neglizhente, fëmijët shqiptarë në Çashkë, Orizare dhe Manastir mësimet i zhvillojnë në gjuhën maqedonase – kjo ndodh falë fuqisë politike të BDI-së.

Ministri i Arsimit nga radhët e BDI-së, lejoi që në tekstet shkollore të ofendohen shqiptarët”, tha Rexhepi.

” Platforma jonë “shtet për të gjithë” është platforma jetike që do të angazhohet për krijimin e mirëqenies së qytetarëve në vend. Tash është koha për oferta konkrete reale, ku shqiptarët do të jenë të barabartë me maqedonasit në këtë vend. Numri 5 është ndryshimi dhe perspektiva e re politike shqiptare”, ka përfunduar Skender Rexhepi – Zejdi, gjatë tubimit qendror të mbajtur me banorët e komunës Saraj.