Koalicioni ASH – Alternativa takohen grupet e punës, javën e ardhshme nënshkruhet marrëveshja

Advertisment

Koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës pritet të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme. Momentalisht në selinë e Aleancës në Shkup është duke u zhvilluar takim mes grupeve të punës të të dy partive, mëson in7 nga burime brenda ASH’së.

Grupet janë të përbëra nga nënkryetarët dhe sekretarët e të dyja subjekteve politike, ndërsa në takim po bëhet rrumbullakësimi i pikave te fundit të marreveshjes dhe programit me të cilin ky koalicion do të garojë në zgjedhje.

Reklame

Nënshkrimin e marrëveshjes, për in7 e konfirmoi edhe vetë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë ekskluzive që do të transmetohet së shpejti./in7.tv/