Koalicioni ASH – AAA me protesta kundër vjedhjes së votave, zbulohet dita e mbajtjes

Advertisment

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari sot bëri të ditur se bashkërisht me partinë Alternativa, të hënën e ardhshme do të mbajnë marsh protestues me porosi ‘Mjaft më’.

Ky marsh ka për qëllim ë shpreh revoltën kundër keqpërdorimit të votave dhe mbushjes së kutive.

Reklame

Taravari tha se protesta do të nisë n ga Çairi dhe pritet të përfundojë para zyrës së BE-së në Shkup dhe para KSHZ-së.

“Porosia e marshit është – stop mbushjes së kutive, leni popullin që ta shprehë vullnetin e tij politik”, – tha Taravari, duke shtuar se posedojnë emra dhe mbiemra se kanë votuar të ndjerë, ndërsa me këtë ishte informuar edhe Misioni i OSBE/ODIHR, tha mes tjerash Taravari.