Koalicioni ASH – Alternativa me shtabe të përbashkëta pune

Advertisment

Koalicioni parazgjedhor mes AlternAtivA-s dhe Aleancës për Shqiptarët, tash një kohë të gjatë ka filluar t’i jep frytet e saja pozitive në terren nga strukturat e të dy partive.

Përveç, bashkëpunimit në nivel të lartë partiak, strukturat e të dy partive vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe në nivel degësh dhe nëndegësh gjithandej vendit.

Reklame

Mbrëmë, Sekretarët e Përgjithshëm të dy partive, Arben Taravari (ASH) dhe Skender Rexhepi-Zejdi (Alternativa) kanë realizuar takim me shtabet lokale të dy partive, duke krijuar kështu edhe më tepër sinergji, harmonizim dhe efekt komplemetar mes ASH-së dhe AlternAtivA-s.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mes tjerash në rrjetin e tij social facebook, shkruan: ” Shtabet e degëve të Aleancës dhe Alternativës, tash më së bashku!
Na prifte e mbara!
12Prilli”, ka shkruar Taravari.