Koalicioni mes ASHsë dhe Alternativës zyrtarizohet këtë javë

Advertisment

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa më së voni deri ditën e enjte pritet arrijnë marrëveshjen për të dalë bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, mëson gazeta LAJM.

Gjasat që këtij koalicioni parazgjedhor t’i bashkohet Lëvizja BESA janë minimale, thonë burime brenda dy partive.

Reklame

Gazeta LAJM ka arritur të mësoj se negociatorët e ASHsë dhe Alternativës tashmë kanë rënë dakord që të dalin bashkërisht në zgjedhje, megjithatë vendimi nuk do të publikohet pa marrë dritë jeshile edhe nga organet partiake të të dy subjekteve, që pritet të mblidhen deri të mërkurën.

Bashkëpunimi opozitarë ishte paraparë të finalizohej javën e kaluar, por siç thonë nga ASHja, kjo parti ka pritur Alternativën dhe Lëvizjen BESA që t’i tejkalojnë dallimet për një koalicion më të zgjëruar.

Megjithatë, koalicion trepalësh nuk do të ketë për shkak të kundështimit të Alternativës.
Ditë më parë në një intervistë për gazetën LAJM, sekretari i përgjithshëm i ASHsë, Arben Taravari, u shpreh i bindur se ky do të jetë koalicioni i cili do t’i fitojë zgjedhjet e 12 prillit në kampin shqiptarë.

Nëse koalicioni do të jetë trepalësh rezultatet e zgjedhjeve do të jenë të turpshme për BDInë, ndërsa nëse shkojmë vetëm me Alternativën presin të fitojmë disa mandate deputetësh më shumë se partia e Ali Ahmetit”, deklaroi ditë më parë Taravari.

Por, nga ana tjetër, partia e Ali Ahmetit, thotë se nuk i frikësohet bashkëpunimit të partive opozitare. Madje, sipas Kreshnik Bekteshit, partitë opozitare po bashkohen për t’i bërë sado pak konkurrencë BDIsë.