“Koalicioni trepalësh”, Kasami: Ishte taktizim i Selës dhe Gashit

Advertisment

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në pres konferencën pas mbledhjes së Kuvendit Qendror tha se do të zbulojë të gjitha gjërat që i dinë si parti për “taktizimin”, siç e quante Kasami koalicionin trepalësh. Ai tha se kjo ishte një lojë e Selës dhe Gashit për të dëmtuar kauzën opozitare shqiptare.

“Thirrjet për një koalicion trepalësh ishin pjesë e taktizimeve të tyre. Thirrjet nga studiot televizive dhe jo nëpërmes komuniukimit të drejtëpërdrejtë për bashkëpunim parazgjedhor, ishin sinjal se dikush të gjihtë këtë proces, jo për të bërë koalicion fitues por për të dëmtuar kauzën opozitare”, tha Kasami.