“Koalicioni trepalësh”, opsion i parealizueshëm?

Advertisment

Po bëhet gjithmonë e më e qartë se koalicioni trepalësh mes partive politike shqiptare Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, është i parealizueshëm. Alsat mëson nga burimet e tij se brenda ditës ose e shumta deri nesër, do të zyrtarizohet një koalicion trepalësh mes ASH-së dhe Alternativës duke qenë se partia e Afrim Gashit dhe ajo e Billal Kasamit, nuk pranojnë të jenë pjesë e një subjekti garues në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

Bashkëpunimi pritet të konkretizohet në një takim të përbashkët të kryesive të partive gjatë orëve të ardhshme. Nga Aleanca për Shqiptarët nuk i konfirmojnë këto informacione.

Reklame

Ato për Alsat thonë se nuk do të shpejtojnë me vendimin duke shtuar se qëndrojnë mirë në negociata në raport me të dy partitë. Nga Lëvizja Besa për momentin nuk duan të flasin për opsionet e tjera të koalicionimit me ndonjë parti tjetër përveç të lartpërmendurave. Ato thonë se gjatë gjithë kësaj kohe, prioritet i kanë dhënë opsionit të negocimit për koalicionin trepalësh dhe nuk janë duke negociuar me asnjë parti tjetër jasht këtij trekëndëshi. E vetmja që nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit para zgjedhjeve të 12 prillit është LSDM-ja. Nga Partia e Zoran Zaevit kanë thënë se është herët të bisedohet për koalicione.

VMRO-DPMNE-ja ka deklaruar se nuk i përshtaten bashkëpunimet parazgjedhore. BDI-ja dhe PDSH-ja kanë konfirmuar se do të shkojnë të vetme në garën për deputetë dhe për pushtetin ekzekutiv, më 12 prill./Alsat-m