Kobe Bryant humb jetën në një aksident me helikopter (FOTO)

Advertisment

Kobe Bryant e ka humbur jetën në një aksident me helikopter mëngjesin e të dielës – bën të TMZ Sports.

Ish-basketbollisti ishte duke udhëtuar me së paku tre njerëz të tjerë me helikopterin e tij privat i cili është rrëzuar.

Reklame

Shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt pas shpërthimit të zjarrit, mirëpo askush nga bordi nuk ka mbijetuar. Pesë njerëz janë konfirmuar të vdekur (duke përfshirë edhe pilotin).

Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant, thuhet se nuk ka qenë në helikopter, ndërsa shkaku i rrëzimit të helikopterit është duke u hetuar.

Kobe e kishte shfrytëzuar helikopterin me vite të tëra për udhëtimet e tij që nga koha kur ishte pjesë e LA Lakers.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Vanessa dhe katër vajzat e tij, Gianna, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën Capri.